Shkolla shqiptare pjesė e Forumit Botėror pėr Demokracinė 2016

E Premte, 11 Nentor 2016



Pjesėmarrėsit e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike morėn pjesė nga 6-10 nėntor 2016 nė Forumin e pestė Botėror pėr Demokracinė, i organizuar nga Kėshilli i Evropės nė Strasburg. Ky event mblodhi sė bashku rreth 2000 persona - pjesėmarrės tė 21 Shkollave tė Studimeve Politike, udhėheqės politikė, aktivistė nga shoqėria civile, pėrfaqėsues tė medias dhe tė rinj - nėn temėn kryesore "Edukimi si pėrballje e sfidave tė reja tė demokracisė". Forumi u pėrshėndet nga sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės z. Thorbjorn Jagland si dhe kryeministrja norvegjeze znj. Erna Solberg dhe ministrja franceze e  Arsimit, znj. Najat Vallaud-Belkacem.
Nėpėrmjet prezantimeve tė eksperiencave tė ndryshme botėrore si dhe diskutimeve me personalitete tė njohur nė edukimin demokratik, u synua gjetja e pėrgjigjeve mbi pyetjet:
-Si mund tė forcojmė tek tė rinjtė dėshirėn pėr tė vepruar si mbrojtės tė lirisė dhe tė tė drejtave tė njeriut?
-A kanė sistemet tona arsimore mjetet e duhura pėr tė mėsuar vlerat qė evitojnė ndarjet sociale dhe mirėkuptimin mbi ndryshimet fetare e kulturore?
- A duhet tė angazhohen mė shumė qeveritė nė luftėn kundėr propagandės dhe ekstremizmit qė kėrkon tė radikalizojė tė rinjtė nė epokėn e mediave sociale, kur kushdo mund tė thotė fjalėn e tij?
Nėntėmbėdhjetė sesione/“laboratorė” u organizuan gjatė kėtyre ditėve tė Forumit, me synim diskutimin mbi kėto sfida dhe shkėmbimin e eksperiencave qė mund tė ndihmojnė nė formulimin e njė pėrgjigje demokratike ndaj shqetėsimeve tė mėsipėrme. Shkollat e Studimeve Politike u prezantuan nė kėtė Forum si njė model i suksesshėm i edukimit demokratik tė tė rinjve tė angazhuar pėr tė qėnė aktivė nė shoqėritė e tyre.

Nė plotėsim tė programit tė Forumit, pjesėmarrėsit e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike zhvilluan njė vizitė informuese dhe takim me gjyqtarin shqiptar nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut, Z. Ledi Bianku si dhe u pritėn nga ambasadorja znj. Ardiana Hobdari nė misionin diplomatik shqiptar pranė Kėshillit tė Evropės. Aktiviteti shėrben gjithashtu edhe si finalizimi i ciklit tė vitit akademik 2016 tė Shkollave tė Studimeve Politike. Ceremonia e diplomimit u zhvillua nėn prezencėn e zėvendės sekretares sė Pėrgjithshme tė Kėshillit tė Evropės, znj. Gabriella Battaini-Dragoni.   Pėr mė shumė informacion mbi Forumin klikoni kėtu