ASP e ftuar nė Komunitetin e Energjisė

E Marte, 21 Qershor 2016



Akademia e Studimeve Politike ishte njė nga organizatat qė morri pjesė nė ditėn e parė tė hapur pėr shoqėrinė civile tė Komunitetit tė Energjisė, e zhvilluar mė 21 qershor nė Vjenė. Qėllimi i kėtij takimi, i cili mblodhi 24 organizata nga 11 vende tė ndryshme, ishte rritja e transparencės dhe krijimi i njė dialogu tė hapur me shoqėrinė civile mbi ēėshtjet e energjisė dhe mjedisit. Nėn mbėshtetjen e GIZ, ASP ėshtė pėrfshirė sė bashku me Shkollat Politike tė rajonit nė procesin e diskutimit tė legjislacioni pėr eficencėn e energjisė si dhe krijimin e njė terreni tė pėrshtatshėm mė tė gjithė aktorėt e shoqėrisė pėr zbatimin e masave dhe detyrimeve qė rrjedhin nga ky legjislacion.

Kreu i Komunitetit tė Energjisė, z. Jonez Kopac, vlerėsoi rolin e shkollave dhe organizatave tė tjera prezente nė dialogun mes aktorėve tė ndryshėm tė shoqėrisė dhe angazhimin e publikut tė gjerė nė vendet respektive duke krijuar njė presion pozitiv ndaj ligjvėnėsve dhe vendimmarrėsve politikė.

Pjesėmarrėsit e shoqėrisė civile theksuan nevojėn pėr tė siguruar pjesėmarrje mė tė madhe publike nė punėn e Komunitetit tė Energjisė, si dhe nė proceset kombėtare tė reformave tė energjisė. Dita e hapur me shoqėrinė civile synon qė tė kthehet nė njė takim tė pėrvitshėm tė organizuar nga Komuniteti i Energjisė me qendėr nė Vjenė.