Zhvillohet kursi i tretė i Shkolles mbi integrimin evropian

E Hene, 16 Maj 2016



Kursi i tretė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė Durrės nga datat 13-15 Maj 2016. Tematika "Shqipėria dhe integrimi evropian" u trajtua nga lektorė dhe ekspertė tė mirėnjohur si kryetarja e komisionit parlamentar tė Integrimit, znj. Majlinda Bregu; eksperti dhe ish-zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; presidenti i UET, z. Adrian Civici si dhe lektori i Universitetit tė Strazburgut si dhe kėshilltari i Komandės Ajrore Franceze, z. Alexis Vahlas.

Modulet me znj. Bregu si dhe z. Elezi, prezantuan rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė dhe mekanizmin e para-aderimi;t, sė bashku me hapat e mėtėjshėm pėr tė hapur negociatat me Bashkimin Evropian.

Prezantimi i ekspertit tė ekonomisė, z. Adrian Civici, u fokusua tek nevoja pėr njė model tė ri zhvillimi ekonomik pėr tė patur njė ekonomi konkurruese me ekonomitė e vendeve tė tjera tė Bashkimit Evropian. Tashmė ka ardhur momenti qė kėsaj pikėpyetjeje t’i jepet njė pėrgjigje e qartė jo vetėm nga politika, por edhe nga ekspertėt dhe tė gjitha grupet e interesit.

Eksperti ndėrkombėtar i sigurisė, z. Alexis Vahlas u ftua nė kėtė kurs me synim pėr tė trajtuar sfidat e reja me tė cilat po pėrballet BE: radikalizimi islamik dhe valėt e emigracionit nga Afrika Veriore. Diskutimi me pjesėmarrėsit krijoi njė vėshtrim mė tė qartė tė problematikave tė brendshme tė BE-sė si dhe masat e mundshme pėr tė pėrballuar kėto rreziqe tė reja.